Shëroni sinuset me këto ilaçe natyrale

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 10:48
Shëroni sinuset me këto ilaçe natyrale

Arsyet për inflamacionin kronik të sinuseve janë të shumta: gripi dhe ftohjet, infeksioni stomatologjik, alergjia në ushqim. Inflamacioni i sinuseve shkakton dhimbje, e nganjëherë edhe të ënjtura. Me këto mënyra natyrale, me lehtësi do të pastroni sinuset.

PESHQIRI I NGROHTË

Peshqiri i ngrohtë mund t'jua zbut dhimbjet e kokës. Futeni peshqirin në ujë të ngrohtë, e shtrydhni dhe qitni disa pika vaj eukalipti dhe vaj nenexhiku. Mbështilleni peshqirin derisa është i ngrohtë, në ballë dhe hundë.

ÇAJ NGA XHENXHEFILI

Është i shkëlqyeshëm për pastrimin e hundës së bllokuar dhe sinuseve dhe zbut dhimbjet e kokës që ndërlidhen me inflamacionin e sinusit. Shija pikante e këtij çajit ngroh sinuset dhe nxitni rrjedhjen e sekretimit.

KOMPRESË NGA RRIKA

Rrika është një ilaç i mirënjohur për shërimin e gripit dhe ftohjeve, e përdoret për shërimin infeksioneve në organet e sipërme të frymëmarrjes. Në një kavanoz prej gjysmë litër vendosni rrënjën e gërryes të rrikës, deri në majë e mbushni me uthull të verës. E mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për tri ditë. Përzierjen mund ta përdorni së paku pesë herë në ditë, duke hapur kapakun dhe duke thithur aromën për pesë minuta.

(Kosova Sot Online)