Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe dhimbjeve në fyt

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 11:30
Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe dhimbjeve në fyt

Ekspertët për mjekësi tradicionale në situata të ftohjes sugjerojnë çaj të ngrohtë nga shtogu apo kamomili, por edhe qumësht të ngrohtë me mjaltë. Falë enzimave specifike, nektari i bletëve po ashtu mund të parandalojë inflamacionet dhe zbut dhimbjet.

Mirëpo, nga të gjitha ilaçet tradicionale, më efektivi është çaji nga sherbela, me të cilin disa herë në ditë shpëlani fytin. Do të ishte mirë që njëkohësisht ta mbështillni fytin me shall të ngrohtë. Por, nëse temperatura trupore është më shumë se 38,5 gradë dhe zgjat për tri ditë, kërkoni ndihmën e mjekut.

(Kosova Sot Online)