Pastron mëlçinë dhe bën mrekullinë me sistemin tretës, kjo është kura me kosto zero

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 09:29
Pastron mëlçinë dhe bën mrekullinë me sistemin tretës, kjo është kura me kosto zero

Limoni është një prej produkteve më të mira që ka dhuruar natyra. Lejon që të ekuilibrohet pehashi i trupit si dhe luan një sërë rolesh të rëndësishme për organet e tjera.

Mëlçia është një organ themelor për filtrimin e toksinave të pranishme në gjak.

Mëlçia mundëson pastrimin, në sajë të antioksidantëve dhe vitaminës C.

Për këtë arsye vjen në ndihmë terapia e limonit, për të kuruar mëlçinë e shëndoshë, e njohur ndryshe si mëlçia e dhjamosur.

Bëhet fjalë për një sëmundje që lejon acidet yndyrore dhe trigliceridet që të akumulohen në qelizat epatike, gjë që çon në rëndimin e mëlçisë dhe bllokimin e saj.

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur prek një numër të madh të popullsisë dhe shpesh është e lidhur me alkoolin dhe një regjim jo të rregullt ushqimor.

Limoni është një zgjidhje shumë e mirë për rigjenerimin e qelizave apatike, duke reduktuar inflamacionin dhe duke shkatërruar acidet yndyrore.

Terapia e limonit është një zgjidhje shumë e mirë, për të shmangur transformimin e kësaj sëmundje, në formën e saj më të rëndë, cirozë.

Gjithë çfarë ju duhet është një kokërr limon dhe një gotë ujë. Lëngun e një kokrre limoni përziejeni me ujë të vakët.

Pijeni esëll në mënyrë që të pastroni organizmin. Fillimisht mund ta nisni me lëngun e gjysmë kokrre limoni, për mos t’iu rënë rëndë, ndërsa më tej bëjeni një të plotë.

(Kosova Sot Online)