Kuinoa: ushqimi i së ardhmes

  • E.K /
  • 07 September 2021 - 14:15
Kuinoa: ushqimi i së ardhmes

Kuinoa i takon të njëjtit lloj të bimëve sikurse spinaqi dhe panxhari. Vlera e saj ushqyese është më e lartë se të gjitha drithërat, sidomos kur janë në pyetje mineralet, yndyrat dhe proteinat. Kuinoa është e mbushur me minerale të shëndetshme dhe vitamina, përfshirë: mangan, magnez, hekur, fosfor, kalium, kalcium, zink, bakër dhe selen.

Pastaj vitamina B1, B2, B3, B6, B9, E. Proteinat dhe karbohidratet te kjo bimë shpjegojnë aftësinë e saj në rregullimin e sheqerit në gjak. Niveli i lartë i fibrave mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Kuinoa po ashtu është një alternativë e mirë për proteinat me prejardhje shtazore. Kontrollon po ashtu edhe shtypjen e gjakut. Kuinoa ka sasinë më të madhe të kaliumit nga të gjitha drithërat e tjera, e dihet që kaliumi mban një ekuilibër të shëndetshëm të shtypjes së gjakut.

(Kosova Sot Online)