Fleta e lakrës kundër nervit shiatik

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 12:07
Fleta e lakrës kundër nervit shiatik

Lakra është shumë e shëndetshme, sezonin e kanë tani, e kurrsesi nuk do të gaboni me përzgjedhjen. Është shumë i shëndetshëm, e pasi është e pasur me vitamina C, është e shëndetshme në shërimin e viruseve. Është e pasur me vitamina A, B1 dhe B2, kalcium dhe kalium. Nëse ju mundon nervi shiatik, kjo perime pakëson dhimbjet.

Fleta e lakrës të pastrohet dhe të zihet në ujë, e derisa është e ngrohtë ta vendosni në vendin ku ndjeni dhimbje, e mbani aty derisa të ftohet. Mundeni edhe ta piqni pasi ta keni pastruar, ta rrafshoni me shishe prek qelqit në këtë rast, dhe ta vendoni në vendin ku ndjeni dhimbje. Tri herë në ditë ndërroni kompresat dhe do ta vëreni se efekti i dhimbjeve do të jetë gjithnjë e më i vogël. Në të njëjtën mënyrë lëvorja e lakrës ndihmon edhe te venat e zgjeruara, plagët, të thatit dhe migrena.

(Kosova Sot Online)