Disa nga përfitimet e organizmit nga shega

  • A.P /
  • 29 May 2026 - 08:40
Disa nga përfitimet e organizmit nga shega

Shega, ky frut me prejardhje nga Lindja e Mesme konsiderohet sot si një super-ushqim dhe jo më kot. Konsumimi i lëngut të shegës ndihmon organizmin tonë në një mori aspektesh. Disa njerëz mund ti gjejnë pak të lodhshme farat e vogla të këtij fruti por të jeni të sigurtë ja vlen mundimi..

Disa nga përfitimet e organizmit nga shega

 

Antioksiduese

Shega është një burim i shkëlqyer antioksidantësh. Lëngu i shegës merr ngjyrën e kuqe nga polifenolet të njohur si antioksidantë të fuqishëm.

E pasur me vitamina

Lëngu i një shege të vetme ka më shumë se 40% të sasisë të nevojshme ditore të Vitaminës C. Gjithashtu është një burim shumë i mirë i vitaminës A, E dhe mineraleve të ndryshme (kalcium, kalium, hekur, acid folik, niacin, tiamin, folat, riboflavinë)

Mbështetëse e sistemit imunitar

Veprimi antiviral së bashku me “koktejin” multivitaminik që përmban (sidomos vitamina C) e bën shegën mjaft efektive në stinën e virozave dhe gripit duke i dhënë një ndihmë të madhe sistemit imunitar.

Antiinflamatore

Për shkak të përqendrimit të lartë të antioksidantëve ky lëng ka veti anti-inflamatore të fuqishme. Duke reduktuar inflamacionin në të gjithë trupin parandalohet stresi oksidativ dhe dëmtimi.

Duke ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit lëngu i shegës ndihmon drejtpërdrejtë në artrit. Përveç kontributit në osteoartrit dhe në mbrotjen e kartilagjeve nga dëmtimi po bëhen studime dhe mbi efektet e mundshme në osteoporozë dhe në lloje të ndryshme inflamacioni të artikulacioneve.

Ndihmuese e sistemit kardiovaskular

Një veprim tjetër mjaft i rëndësishëm i shegës është mbrojtja e arterieve dhe e zemrës. Studimet kanë treguar që ky lëng ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe me shumë gjasa ndihmon dhe në parandalimin e akumulimit të kolesterolit në arterie.

(Kosova Sot Online)