Nëse dëshironi ta lini duhanin, kjo bimë është aleati juaj

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 14:19
Nëse dëshironi ta lini duhanin, kjo bimë është aleati juaj

Nëse dëshironi ta lini duhanin, kjo bimë do të jetë aleati juaj më i mirë, e pos kësaj, nuk do të shtoni në peshë dhe ndihmon në fakt kundër mbipeshës. St?vi? është një bimë, që me shekuj përdoret si ëmbëltues natyral. Është e shkëlqyeshme kundër mbipeshës dhe po ashtu ju ndihmon të shëroheni nga diabeti dhe hipertensioni, e ajo që edhe është më se e rëndësishme, e vret secilën dëshirë për nikotinë.

VARËSIA NDAJ DUHANIT

Gjethet e stevisë i vendosni midis faqes dhe mishit të dhëmbëve, nëse nuk keni gjethe, mund të vendosni pluhurin e gjelbër. Në këtë mënyrë gradualisht pakësohet dëshira për duhan dhe humbet varësia ndaj tij. Kur t'ju shfaqet dëshira për cigare, pini një gotë çaj me këtë bimë.

PROBLEMET ME PESHËN TRUPORE

Stevia nuk ka shumë kalori, pakëson oreksin dhe dëshirën për të ëmbël, prandaj roli i saj për humbje në peshë është shumë i rëndësishëm. Stevia mundet t'ju lirojë nga shprehitë e këqija ushqyese. Përdoreni në vend të sheqerit dhe ëmbëltuesve artificial.

(Kosova Sot Online)