Merrni një lugë të kësaj erëze në ditë e kilogramët zhduken

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 12:58
Merrni një lugë të kësaj erëze në ditë e kilogramët zhduken

Dimri po afrohet, e bashkë me të edhe grumbullimi i kilogramëve. Por, nëse për çdo ditë hani vetëm një lugë të kësaj erëze, nuk do ta shtoni asnjë kilogram. Qimnoni është një nga erëzat më të vjetra, e cila është përdorur që para 5.000 viteve, e tashmë është vërtetuar se është shumë efektiv në luftën me kilogramët shtesë. Shkencëtarët nga Irani kanë bërë një studim shumë interesant. Ata kishin formuar dy grupe, secila prej grupeve kishte nga 44 femra, që kishin telashe me kilogramët apo mbipeshën.

Në periudhën prej tre muajsh, edhe njërit, edhe tjetrit grup u ishte përshkruar menyja që të konsumojnë 500 kalori në ditë. Grupi i parë njëkohësisht kishte konsumuar edhe tre gr qimnon në pluhur, të përzier në 140 gr jogurt. Grupi tjetër kishte konsumuar po aq jogurt, pa qimnon. Pas tre muajsh, femrat nga grupi, që kishin konsumuar qimnon, kishin humbur katër kilogramë në krahasim me grupin tjetër.

(Kosova Sot Online)