![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Speci i kuq ngre imunitetin dhe është gjithashtu i mirë për dietë
![Speci i kuq ngre imunitetin dhe është gjithashtu i mirë për dietë](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/11/auto_speca-te-kuq1631376977.png)
Speci stimulon punën e zorrëve dhe veshkave dhe është i pasur me minerale.
Speci i kuq është shumë i dobishëm për ruajtjen e shikimit dhe në luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve.
Rrit imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e kancerit dhe ushqen sistemin nervor.
Është me rëndësi të madhe që gjithashtu ka një efekt antidepresiv, stimulon tretjen e ushqimit dhe ka një efekt pozitiv në punën e veshkave dhe zorrëve.
Pra, specat e kuq, si të gjithë specat e tjerë, janë të shkëlqyeshëm për një dietë, veçanërisht sepse janë të pasura me minerale, veçanërisht me kalium.
Përveç kësaj, një numër i madh i fitokimikateve në speca të kuq kanë veti antioksiduese, kështu që ato mund të parandalojnë ose zvogëlojnë simptomat e shumë sëmundjeve.
Speci i kuq ose ndryshe speci gogozhare ka vitaminë C më të lartë se portokalli apo limoni.
(Kosova Sot Online)