Një arsye kryesore pse duhet të hani vezë në mëngjes
Nëse doni një ushqim që t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, atëherë veza është ajo që ju nevojitet, pasi është shumë e pasur me proteina. Konsumimi sistematik i vezëve lidhet me një sërë arsyesh shëndetësore pasi mbron sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular.
Për më tepër, e verdha e vezës është një burim i kolinës, e cila përmirëson kujtesën dhe funksionin e përgjithshëm njohës. Konsumi i vezëve është gjithashtu një ushqim ideal për mëngjes pasi duket se përmirëson humbjen e peshës, në krahasim me opsionet e tjera siç është buka. Sa vezë mund të hamë?
Njerëzit që nuk kanë kolesterol të lartë mund të hanë një vezë edhe çdo ditë, gjithmonë si pjesë e një diete të ekuilibruar të ulët në yndyra të ngopura. Për ata që kanë kolesterol të lartë, rekomandohet të kufizojnë – por jo të ndalojnë – konsumin e vezëve, sipas udhëzimeve.
(Kosova Sot Online)