Çaji jeshil bëhet pija më e shëndetshme në botë, por ja me cilën shtesë

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 16:50
Çaji jeshil bëhet pija më e shëndetshme në botë, por ja me cilën shtesë

Çaji jeshil konsiderohet si një nga pijet më të shëndetshme për shkak të efektit të mirë në shëndetin e përgjithshëm.

Ky çaj nxit edhe humbjen e peshës, por nutricionistët pohojnë se nëse i shtoni vetëm një ushqim, ky çaj do të bëhet pija më e shëndetshme në botë.

Çaji më i shëndetshëm bimor që mund të pini është çaji jeshil i bërë nga gjethet e bimës së mrekullueshme kineze Camellia sinensis sepse përmban shumë polifenole dhe antioksidues.

Shumica e njerëzve nuk e dinë që shtimi i lëngut të limonit në çajin jeshil mund të rrisë veprimin e katekinave.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se çaji jeshil me limon ka shumë më tepër katekina dhe polifenole sesa vetë çaji jeshil, i cili tashmë përmban një listë mbresëlënëse të antioksiduesve.

Përveç faktit se limoni i shtuar në çajin jeshil rrit efektin e katekinave, nutricionistët thonë se limoni, për shkak të acidit që përmban, ndihmon trupin të thithë më lehtë të gjithë përbërësit e dobishëm.

Gjithashtu, është mirë të përdorni lëvore limoni sepse përmban edhe fitonutrientët salvestrol dhe limonen, të cilët kanë efekte të fuqishme antioksiduese.

Konsumimi i rregullt i çajit jeshil përmirëson punën e trupit dhe të lehtësojë shumë probleme shëndetësore, dhe nëse shtoni pak lëng limoni ose lëvore limoni, do të rritni të gjitha efektet e tij të mira.

(Kosova Sot Online)