![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Dy kura natyrale për uljen e kolesterolit pa përdorur ilaçe
![Dy kura natyrale për uljen e kolesterolit pa përdorur ilaçe](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/24/auto_tea-and-nuts-780x439-1-600x3601632462650.jpg)
Kur bëhet fjalë për kolesterolin, është e rëndësishme të mbani në mend se ekzistojnë dy lloje: HDL, i cili njihet si kolesteroli “i mirë” dhe LDL, që njihet si kolesteroli “i keq”.
Sipas shkencëtarëve të Klinikës Cleveland, ulja e kolesterolit “të keq” LDL (lloji që bllokon arteriet) mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru me 50 për qind.
Pra, merrni parasysh disa kura natyrale për uljen e kolesterolit:
Rreze dielli
Ju mund të shkurtoni 12 pikë nga niveli juaj i LDL-së këtë muaj duke qëndruar 30 minuta në dielli çdo ditë, thonë shkencëtarët spanjollë. Vitamina D3 që lëkura prodhon kur ekspozohet ndaj dritës UV bën që mëlçia juaj të shndërrojë LDL-në në kolesterol HDL të shëndetshëm, pastrues të arterieve.
Shijoni frutat e thata
Fshini dhimbjet e urisë mes vakteve me një grusht arra ose fara çdo ditë, dhe ju do të ulni LDL-të deri në 33 për qind, sugjeron hulumtimi i Yale. David Katz, arrat dhe farat janë të pasura me yndyra bimore të shëndetshme që ngadalësojnë enzimat e mëlçisë që krijojnë LDL.
(Kosova Sot Online)