Si truri ynë drejton zgjedhjet tona ushqimore – pa e kuptuar as ne?!

  • G.G /
  • 24 shtator 2021 - 09:31
Si truri ynë drejton zgjedhjet tona ushqimore – pa e kuptuar as ne?!

Nga Tea Brame 

Ajo që hamë diktohet nga mendja jonë po aq sa edhe stomaku ynë.

Çfarë ndikon në vendimet tona për ushqimin?

Së pari, ekziston një model brenda kokës sonë që na tregon se çfarë do të thotë ushqim, rolet që ai luan në jetën tonë, atë që na pëlqen dhe nuk na pëlqen dhe sa duhet të hamë.

Fillon që nga fëmijëria, kur u japim fëmijëve ushqim si mënyra më e lehtë për t’i qetësuar ata – ne mësojmë se ushqimi është një mënyrë e mirë për të menaxhuar emocionet. Dhe nëse prindërit tanë thoshin: “Nëse mund të konsumoni perimet , pas tyre do të jetë rradha e akullores” ,ne mësojmë se ushqimet e ëmbla janë ëmbëlsira dhe perimet janë të mërzitshme.

Edhe si të rritur, është çuditërisht e vështirë të thuash kur je vërtet i uritur. Ndjenja e stresit ose lodhjes, mund të ndihet si uri. Pirja e një filxhan çaji në orën 11 të paradrekës mund t’ju bëjë të dëshironi të konsumoni biskota. Mundohuni të mbani mend se këto ndjenja janë perceptime – ato nuk nxiten gjithmonë nga nevoja fizike.

Ju nuk shkoni në shtrat sa herë që ndiheni pak të lodhur; shumica prej nesh presin deri në kohën e gjumit. Dhe kjo do të thotë se nuk keni pse të konsumoni sa herë që ndiheni pak të uritur.

Së dyti, ka shkaktarë në mjedisin tonë – çfarë konsumojnë njerëzit e tjerë, çfarë shohim ose nuhasim – që na shtyn dhe ne të konsumojmë . Tani, ne jemi të ekspozuar ndaj shkaktarëve të tillë gjatë gjithë kohës. Ne kemi reklama ushqimore, ushqime të lira dhe ushqime të gatshme.
Pse kaq shumë njerëz kanë një marrëdhënie të vështirë me ushqimin? Dhe si mund ta përmirësojnë këtë marrëdhënie?

Shpesh, një marrëdhënie problematike me ushqimin vjen nga një diete të dështuar . Kjo mund ta bëjë ushqimin më shumë një preokupim –fillon të marrë më tepër kohë nga jeta jonë. Pastaj ka mënyra se si e përdorim ushqimin për rregullimin emocional dhe ndërveprimin shoqëror.

Mund të mbani mend se ushqimi është një pjesë e jetës, por jo e gjithë jetës. Ushqimi është vetëm ushqim në fund të ditës. Por shumë prej nesh e harrojnë këtë – ne e përdorim atë për të mbushur të gjitha hapsirat e vogla në jetën tonë, dhe kjo krijon një problem.

Një mënyrë për t’u përmirësuar është vendosja e ushqimit në kohë të caktuara: mëngjes , drekë dhe darkë+ mesvaktet. Planifikoni se çfarë do të konsumoni dhe në cilën orë, pastaj përmbajuni: hani mëngjes dhe mos hani përsëri deri në drekë, edhe nëse ndiheni të uritur në orën 11.

Ju nuk duhet t’i përgjigjeni urisë duke ngrënë: përgjigjuni me ‘Unë jam duke ngrënë drekë në orën 12, kështu që do të jem gati për kur të vijë koha’. Pastaj vendoseni ushqimin në vende të caktuara: tryezë, kuzhinë, dhomën e ndenjes. Në atë mënyrë, ushqimi kthehet aty ku i takon, në vend që të mbushë të gjitha qoshet e jetës sonë.

Nëse përdorni ushqim për t’u marrë me emocionet e vështira, mund t’ju ndihmojë të gjeni një zëvendësues. Nutricionistët e suksesshëm kanë zbuluar se stërvitja, biseda me miqtë, këndimi, luajtja e një instrumenti muzikor ose gjetja e një hobi të ri, mund të jenë zëvendësues të mirë.

Nuk ka shërim mrekullie, por ka truke, dhe ju duhet të dini se çfarë janë dhe të gjeni atë që funksionon për ju. Bëjeni ushqimin pjesë të ritmit të jetës tuaj dhe shkeputeni atë nga cdo lloj emocioni!

Kujdesuni për veten!

Me dashuri, Tea!

(Kosova Sot Online)