Ngjyra e urinës tregon gjithçka që duhet të dini për shëndetin tuaj

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 09:04
Ngjyra e urinës tregon gjithçka që duhet të dini për shëndetin tuaj

Nëse kur e lironi veten vëreni ngjyrë të kuqe në tualet, atëherë ndoshta është mirë ta thërrisni doktorin. Urina me ngjyrë të kuqe mund të jetë shenjë se keni gjak në urinë, ose ndoshta keni infeksion të traktit urinar, probleme me prostatë, sëmundje të veshkave, tumor, apo sëmundje tjera.

Vlen të ceket se nëse së fundmi keni ngrënë boronica apo panxhar, atëherë ngjyra e kuqe në urinë mund të jetë krejtësisht normale

Ekspertët shëndetësorë bëjnë të ditur se ngjyra e urinës na tregon shumë informacione për shëndetin tonë.

Na tregon, mes tjerash, edhe sa të hidratuar jemi.

Më poshtë i keni në detaje informacionet se çfarë tregon për shëndetin tuaj ngjyra e urinës.

Transparente – Jeni shumë të hidratuar

E verdhë e zbehtë – Jeni të shëndetshëm dhe mirë të hidratuar

E verdhë transparente – Kjo ngjyrë është normale

E verdhë e mbylltë – Jeni në rregull për kah shëndeti, por së shpejti do të duhet të konsumoni ujë

Ngjyrë mjalti – Jeni të dehidratuar; pini ujë!

Ngjyrë kafe – Shenjë potenciale e ndonjë sëmundje të mëlçisë apo të dehidratimit të madh. Pini ujë dhe kontaktoni me doktorin nëse urina mbetet në këtë ngjyrë.

E portokalltë – Dehidratim ose problem me mëlçinë. Kontaktoni doktorin.

E kaltër/gjelbër – Me shumë gjasë e shkaktuar nga ngjyra e ushqimit. Mund të jetë edhe efekt i ndonjë ilaçi ose shenjë e ndonjë infeksioni bakterial apo sëmundje të rrallë gjenetike.

E kuqe/rozë – Kjo shfaqet nëse së fundmi keni ngrënë boronica apo panxhar. Nëse nuk keni ngrënë, kontaktojeni menjëherë doktorin sepse mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni, ndonjë problemi me prostatë, etj.

Urina me shkumë – Mund të jetë shenjë e problemeve të veshkave apo proteinës së tepërt. Kontaktojeni doktorin nëse shfaqet rregullisht

Ngjyrat tjera – Mund të shkaktohen nga ushqimet, medikamentet apo ilaçet e ndryshme. 

(Kosova Sot Online)