Këshilla për të konsumuar më pak kripë

  • A.P /
  • 26 shtator 2021 - 09:11
Këshilla për të konsumuar më pak kripë

Trupi juaj ka nevojë për natrium pasi bën që muskujt dhe nervat të funksionojnë normalisht. Megjithatë, njerëzit konsumojnë më shumë kripë, gjë që mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, goditjes në tru dhe problemeve të tjera shëndetësore. Këto janë tre këshilla që duhet të ndiqni:

Ndiqni dietën tuaj

Ndiqni aplikacione për ndjekjen e dietës ose shkruani ushqimet, sasitë dhe nivelet e natriumit për të patur një ide të konsumit tuaj të përditshëm.

Zgjedhni produktet me përmbajtje të ulët të natriumit

Ka shumë mundësi me përmbajtje të ulët të natriumit, si salcë soje me pak natrium. Nëse nuk jeni të sigurt nëse një ushqim është i lartë në natrium, lexoni etiketat dhe vini re miligramët e natriumit për racion dhe përqindjen e vlerës ditore.

Kufizoni ushqimet e përpunuara

Ka më shumë kripë në ushqimet e përpunuara ose të parapërgatitura sesa mund të mendoni. Një alternativë e shëndetshme që mund t’ju ndihmojë të ulni marrjen e natriumit është t’i përgatisni ushqimet tuaja me përbërës të freskët, të pakripur ose me pak kripë.

(Kosova Sot Online)