Mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi kurën që jep menjëherë efekt

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 13:34
Mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi kurën që jep menjëherë efekt

Kolesteroli i lartë është një nga faktorët që ndikon në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ai mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet medikamenteve por edhe ushqyerjes së shëndetshme.

Çfarëështë Kolesteroli?

 Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit. Kolesteroli ndahet në dy kategori: i mirë dhe i keq. Kolesteroli i mirë ndihmon në menaxhimin dhe mbajtjen nën kontroll të atij të keq. Ky i fundit mund të akumulohet në enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun e ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës. Kolesteroli i mirë ndihmon në pastrimin e enëve të gjakut dhe transporton yndyrnat e këqija drejt mëlçisë e cila i shpërbën ato.

Si të përdorni qepën kundër Kolesterolit

Sipas të dhënave qepa është një perime shumë e mirë për shëndetin, madje ndihmon edhe kundër kolesterolit. Ajo është e pasur me flavonoidë të cilët luftojnë inflamacionin dhe qelizat kancerogjene. Studimet kanë treguar se këto flavonoidë ulin nivelin e kolesterolit të keq tek obezët e rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Një nga flavonoidët më të rëndësishëm tek qepa është kuercetina. Ky antioksidant gjendet jo vetëm tek qepa por edhe shumë fruta dhe perime të tjera. Kuercetina gjendet me bollëk edhe tek qepa e kuqe e cila ka aftësi të shkëlqyera për uljen e kolesterolit të keq dhe mirëmbajtjen e atij të mirë.

Për shfrytëzimin e këtyre avantazheve, ekspertët këshillojnë përzierjen e një lugë çaji me lëng qepe me një lugë çaji me mjaltë. Kjo sasi duhet pirë çdo ditë për disa javë me rradhë. Kjo kurë konsiderohet një nga më të mirat kundër kolesterolit.

Si të përgatisni lëngun e qepës

Pasi e lani mirë, qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta Sasia e nevojshme është 1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë. Qepën und ta ndani në copa ose ta zieni të plotë. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër. Mund ta pini për rreth 15 ditë dhe ta përsërisni nëse është e nevojshme.

(Kosova Sot Online)