Xhenxhefili më i fortë se kimioterapia

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 11:22
Xhenxhefili më i fortë se kimioterapia

Xhenxhefili është rrënjë, që më së shpeshti përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave, e pak më rrallë për lehtësimin e problemeve shëndetësore. Xhenxhefili zbut problemet me tretjen, pakëson inflamacionet, përmban substanca antioksidues. Por, sipas studimeve nga universiteti nga Gjeorgjia, Amerikë, është i shkëlqyeshëm edhe në shërimin e kancerit. Ekspertët theksojnë se si xhenxhefili është më i efektshëm se kimioterapia dhe shkatërron vetëm qelizat e kancerit, për dallim nga kimioterapia që shkatërron edhe qelizat e shëndosha.

Theksojnë po ashtu se falë xhenxhefilit kanë pakësuar shumicën e tumoreve në prostatë për 54 për qind. Sipas një studimit tjetër, një substancë në xhenxhefil e quajtur "6 shogaol", që shfaqet me tharjen apo zierjen e tij, është treguar i hatashëm në shkatërrimin e qelizave të kancerit të gjirit. Tumori në përbërjen e tij ka vetëm 0,2 deri 1 për qind të qelizave amë, por është vështirë të eliminohen, e janë në gjendje të krijojnë të reja nëse nuk shkatërrohen. Kjo do të thotë se qelizat amë të kancerit janë në gjendje që vetë të ripërtërihen dhe gjithmonë të shfaqen, pasi që janë rezistente ndaj preparateve konvencionale kimioterapie.

(Kosova Sot Online)