Arsyet pse duhet të pini lëngun e domates për çdo ditë

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 13:47
Arsyet pse duhet të pini lëngun e domates për çdo ditë

Në vijim ju sjellim disa arsye të mira pse për çdo ditë duhet të pini nga një gotë lëng domatesh.

 ËSHTË PËRPLOT ME VITAMINA

Lëngu i freskët i domates është burim i shkëlqyeshëm natyral për vitamina A dhe C. Me konsumimin e rregullt të lëngut, parandaloni sëmundjet që lidhen me shikim, do ta forconi sistemin imun dhe do të forconi shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave.

PASTRON TRUPIN PREJ HELMEVE

Trupi ynë, për fat të keq është shndërruar në deponi të helmeve dhe aditiv të ndryshëm, pasi që ushqimi që konsumojmë është përplot me to. Domatja përmban klor dhe squfur, që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe veshkave.

STIMULON PUNËN E ZORRËVE

Miliona njerëz në botë kanë telashe me zorrët. Nëse edhe ju keni probleme me lëvizjet jo si duhet të zorrëve, lëngu i domates ju ndihmon. Kjo do të thotë se tretja do të jetë më e lehtë, dhe se nuk do të vuani nga kapsllëku.

MBRON NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Domatja është e pasur me vitaminën B6, kështu që lëngu i saj ndikon mirë si masë parandaluese, kur sëmundjet e zemrës janë në pyetje. Mendohet se vitamina B6 thyen aminoacidet, që dëmtojnë enët e gjakut. Pos tyre, lëngu i domates përmirëson tenin, shkatërron radikalët e lirë, parandalon kancerin dhe ndihmon të humbni në peshë. 

(Kosova Sot Online)