Nga aroma e pakëndshme e këmbëve deri tek infeksionet, ja pse nuk duhet të ecni kurrë zbathur

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:06
Nga aroma e pakëndshme e këmbëve deri tek infeksionet, ja pse nuk duhet të ecni kurrë zbathur

Heqja e këpucëve sapo të ktheheni në shtëpi është ajo që ju nevojitet për t’u çlodhur pas një dite të ngarkuar. Por, ecja pa shapka në shtëpi mund të ketë disa pasoja të pakëndshme për shëndetin dhe bukurinë e këmbëve tuaja.

“Bright Side” zbulon se çfarë ndodh nëse ecni zbathur çdo ditë.

Këmbët tuaja janë më të ekspozuara ndaj baktereve.

Edhe nëse sapo keni larë dyshemenë, kjo nuk do të thotë se është plotësisht pa mikrobe. Dyshemetë tuaja mund të duken të pastra, por në realitet, ka ende pluhur shtëpie që përmban shumë baktere dhe kërpudha të dëmshme në të. Nëse jeni duke ecur me këmbë zbathur, jeni duke u ekspozuar ndaj mikroorganizmave që mund të infektojnë lëkurën e këmbëve. Kjo, nga ana tjetër, mund të infektojë thonjtë e këmbëve dhe t’i bëjë të verdhë dhe të brishtë.

Sipërfaqet e forta nuk janë të mira për këmbët.

Të ecësh zbathur mbi bar herë pas here është diçka shumë e mirë dhe madje mund të ju ndihmojë të largoni stresin, por duke vepruar kështu në ambiente të mbyllura, do të dëmtoni këmbët. Shumica e dyshemeve janë shumë të forta dhe ecja zbathur shkakton stres dhimbje në thembra dhe gjunjë.

Mund të lëndoheni.

Nëse ecni zbathur në shtëpi ka më shumë gjasa që të rrëzoheni dhe të lëndoheni.

Mund të dëmtoni shpinën.

Ecja zbathur në sipërfaqe të forta shkakton një shpërndarje të pabarabartë të peshës në këmbët tuaja. Ky çekuilibër mund të përkeqësojë deformimet ekzistuese të këmbës, madje mund të prekë pjesët e sipërme të trupit tuaj, duke shkaktuar dhimbje në gjunjë dhe shpinë.

Mund të shkaktojë erë të keqe të këmbëve.

Nëse ecni rregullisht zbathur, mund të vuani nga aromat e pakëndshme të trupit. Kur ecni zbathur, mund të bini në kontakt me baktere të ndryshme që shkaktojnë infeksione, të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe të këmbëve tuaja.

(Kosova Sot Online)