Ja si ta përmirësojmë qarkullimin e gjakut

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 14:50
Ja si ta përmirësojmë qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i mirë i gjakut në trup është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi. Përmes qarkullimit të gjakut nutrientet, mineralet dhe oksigjeni transferohen nëpër pjesë të ndryshme të trupit. Qarkullimi jo i mirë i gjakut mund të ndikojë në mbarë trupin, përfshirë trurin, zemrën, mëlçinë dhe nyjat.

SHAFRANI

Shafrani është erëz e shkëlqyeshme që mundet të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kurkumina, substanca aktive në shafran, ndihmon në parandalimin e trombociteve të gjakut që të formojnë droçkat dhe redukton ndërtimin e pllakave në arterie. Shtoni 1 lugë shafran pluhur dhe pak mjaltë në një gotë me qumësht të ngrohtë. Pini 1 ose 2 herë në ditë.

VAJI I KOKOSIT

Vaji i kokosit është shumë i dobishëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përmban yndyra të dëmshme që ndihmojnë në lehtësim nga inflamacionet e arterieve. Në shkëmbim kjo përmirëson qarkullimin e gjakut. Konsumoni 2 deri 3 lugë vaj kokosi në ditë.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji është i pasur me antioksidues që ndihmojnë në relaksimin e arterieve dhe e përmirëson qarkullimin. Ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe e rrit qarkullimin e tij. Vendosni një qeskë të çajit të gjelbër në ujë të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë pesë minuta. Hiqeni qeskën e çajit, shtoni pak mjaltë dhe pini 2-3 gota çaj në ditë.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Kakao në çokollatën e zezë ndihmon në qarkullimin e gjakut. Për më shumë, sipas një studimit nga viti 2014, i publikuar në revistën "American Heart Association", çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, duke ndikuar edhe në zgjerimin e enëve. Hani një pjesë të vogël të çokollatës së zezë në ditë për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është një përbërës i zakonshëm në kuzhinë që mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përmban substancat, si xhinxherol dhe zinxheron, që kanë efekt ngrohës në trup, që rezulton me qarkullimin më të mirë të gjakut. Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit parandalon formimin e droçkave në gjak, ul rrezikun për sëmundje dhe sulm në zemër dhe në tru. Pini çaj xhenxhefili 2-3 herë në ditë.

HUDHRA

Hudhra promovon qarkullimin e gjakut, ul shtypjen e gjakut. Është shumë efektive në parandalimin e krijimit të pllakave në muret e arterieve. Një studim i publikuar në revistën "Journal of Nutrition", në vitin 2006, ka gjetur që hudhra është e mirë për shëndetin kardiovaskular. Hani 2 deri 3 thelpinj të hudhrës, në lukth të zbrazët.

(Kosova Sot Online)