E konstaton analisti: Qeveria e Albin Kurtit ra si pasojë e një komploti të organizuar nga disa aktorë politikë

E konstaton analisti: Qeveria e Albin Kurtit ra si pasojë e një komploti të organizuar nga disa aktorë politikë
E konstaton analisti: Qeveria e Albin Kurtit ra si pasojë e një komploti të organizuar nga disa aktorë politikë

Skender Kapiti

  • 27 May 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë vendim t’ua ndajë nga 100 euro pensionistëve, nga 100 euro fëmijëve, derisa nga 500 euro për nënat lehona, të cilat tha se do të ekzekutohen në fillim të javës që vjen.

 

-Këtë vendim të qeverisë Kurti, opozita e quan propagandë dhe, në fakt, kështu edhe duket. Kjo nuk mendoj se është blerje votash, sepse blerja e votës nuk bëhet publikisht nga qeveria dhe nga buxheti i shtetit; blerja e votës bëhet tinëz dhe fshehurazi nga paraja e krimit, hajnisë dhe korrupsionit, siç ndodh në Shqipëri sa herë që për blerjen e votës “paguajnë” oligarkët, ministrat, drejtorët dhe trafikantët.

Albin Kurti dhe qeveria e tij, me këtë vendimmarrje, nuk ndikojnë politikisht te qytetarët, pasi qytetarët po marrin paratë e tyre dhe jo të Albinit.

Albini nuk është se shpreson të marrë fitoren nga ky vendim, pasi realiteti tregon vetë se Albini nuk u rrëzua nga qeverisja për korrupsion dhe për shpërdorim të besimit e të parasë publike, por Albini dhe qeveria e tij ranë si pasojë e një komploti të organizuar nga opozita dhe ish-presidentja, prapa të cilëve qëndron edhe kryeministri i Shqipërisë dhe ndonjë politikan serbofil i paguar nga Beogradi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".