Lexoni edhe:
Cili është efekti i kafesë në trurin tuaj?
Një dietë e pasur me speca djegës, majdanoz, trumzë dhe kamomil, stimulon funksionimin e trurit dhe përmirëson memorien dhe të mësuarit, thonë kërkuesit shkencorë. Bimët dhe erëzat përmbajnë nivele të larta të përbërësit apigjeninë, i cili përmirëson formimin e neuroneve dhe forcon lidhjet midis qelizave nervore. Shkencëtarët brazilianë thonë se apigjenina, pjesë e një grupi të substancave të quajtura flavonoide, ka potencialin që t'i trajtojë sëmundjet sikur që janë skizofrenia, depresioni, sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit.
Cili është efekti i kafesë në trurin tuaj? Lexoni edhe:
Ky është studimi i parë që tregon efektet direkte pozitive të apigjeninës në qelizat njerëzore. Analizat laboratorike tregojnë se qelizat e trungut trunor të njeriut, të cilat trajtohen me apigjeninë, shndërrohen në neurone pas 25 ditësh dhe krijojnë lidhje të forta, të sofistikuara.
(Kosova Sot Online)