Cila është domethënia e gishtave të ftohtë?

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 11:02
Cila është domethënia e gishtave të ftohtë?

Nëse ju ndodh që vazhdimisht t'i keni gishtat e gjymtyrëve të ftohtë, atëherë mund të vuani nga ndonjëra prej këtyre sëmundjeve:

1. Sindroma Raynaud -Ngushtimi i enëve të gjakut në gishta, si reagim ndaj ftohtësisë, apo stresit emocional. Për këtë shkak vjen deri te një ndjenjë e fortë e ftohjes, e bile gishtat edhe mund të ënjten. Duhet të konsultoheni me imunologun, meqë Sindroma Raynaud mund të jetë tregues i ndonjë sëmundjeje autoimune.

2. Hipotireoza -Personat, të cilët vuajnë nga ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide, gjithmonë kanë gishta të ftohtë, meqë gjëndra tiroide e rregullon temperaturën trupore.

3. Anemia -Lodhja, dhembja e kokës, mungesa e ajrit dhe marramendja, të gjitha këto janë simptoma të anemisë. Mungesa e hekurit në organizëm ndikon në temperaturën trupore. Anemia po ashtu zvogëlon furnizimin e organizmit me oksigjen, gjë që çon te ftohja e gishtave.

4. Shtypja e ulët e gjakut -Kur na bie shtypja e gjakut, atëherë enët e gjakut e dërgojnë gjakun nga duart dhe këmbët në organet vitale.

5. Pirja e duhanit -Nikotina shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, për çka qarkullimi në gjymtyrë është i dobësuar, varësisht se sa pini duhan.

(Kosova Sot Online)