Kafeja dhe limoni, ilaç për diarrenë

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 14:35
Kafeja dhe limoni, ilaç për diarrenë

Diarreja është problem i shpeshtë shëndetësor, sidomos verës. Marrë parasysh se shkaktari më i shpeshtë janë viruset, nuk mund të pini antibiotik, sepse vetëm sa i vështirësojnë dhimbjet e nxitura nga bakteret. Shumë njerëz vuajnë urie për të qetësuar diarrenë, por ekspertët nuk e sugjerojnë këtë. Nevojitet të hani, në mënyrë që trupi të mos dobësohet, e sugjerohet buka e thekur, banane, oriz, shkopinj të njelmët ose ngjashëm.

Për çdo rast, duhet shmangur ushqimin tepër të ëmbël apo të ndryshëm. Duhet shmangur edhe pijet alkoolike. Ajo që me siguri se e keni në dispozicion janë dy përbërës nga një recetë e vjetër, që shumë shpejt qetësojnë lukthin dhe parandalojnë dhimbjet e sistemit tretës. Krejt çfarë ju nevojitet janë: - 3 lugë kafe të bluar; - dy lugë lëng limoni. Përzieni përbërësit dhe masën e fituar e hani. Shija është e hidhur dhe e thartë, por efektet janë të menjëhershme. 


(Kosova Sot Online)