Bimët që zbusin dhimbjet në nyja

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 10:49
Bimët që zbusin dhimbjet në nyja

Dhimbjet në nyja janë të shpeshta midis personave të moshuar.Mund të shfaqen si pasojë e proceseve të ndryshme inflamatore, që përcillen me skuqje, ënjtje, pakësim të funksionimin të nyjave, dhimbje dhe ndjeshmëri.Disa simptoma të tjera mund të janë dhimbjet e kokës, mungesa e oreksit, mungesë e energjisë dhe dhimbje në muskuj.Toksina dhe mbetjet që rrethojnë trupin janë shkaktari i këtyre inflamacioneve.Disa bimë mund të ndihmojnë në largimin e këtyre helmeve nga trupi.Përmirësojnë punën e veshkave, sistemit tretës, shtojnë qarkullimin e gjakut.

RRODHE E MADHE

Të gjithë ekspertët këshillojnë konsumimin e shtuar të aminoacideve esenciale. Rrënja e bimës rrodhe e madhe (arctium lappa) përmbajnë nivel të lartë të aminoacideve, që bimës i dhurojnë përbërës kundër inflamacioneve. Këtë bimë mund ta hani pa ngrohur, mund ta thani dhe t'i shtoni në gjellë ose t'i zieni në ujë të vluar dhe të përgatisni çaj. Këtë rrënjë mund ta gjeni edhe në formën e suplementeve, më së shpeshti kapsula. Ekspertët theksojnë se bima e freskët është zgjedhje më e mirë, sepse trupi ia del t'i absorbojë substancat shëruese, derisa disa suplemente vetëm shkaktojnë hedhjen e helmeve përmes urinës.

KURKUMA

Kurkuma është gjithnjë e më e pranishme në sofrat tona. Kurkuma është shumë efikase në pakësimin dhe parandalimin e inflamacioneve kronike. Ka ndikim të ngjashëm sikurse ilaçet kundër dhimbjeve, që është lajm i shkëlqyeshëm për personat që vuajnë nga dhimbjet në lukth, sepse kurkuma nuk do ta irritojë lukthin, sikurse që bëjnë disa ilaçe kundër dhimbjeve. Kjo erzë kundër inflamacioneve mund të parandalojë shfaqjen e disa llojeve të kancerit, kataraktës dhe sëmundjes së Alzhaimer-it. Ekspertët kanë konstatuar se personat që vuajnë nga artriti reumatoid, që për çdo ditë konsumojnë kurkumën, ndjejnë më pak dhimbje në nyja.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili përmban efekt kundër reumës dhe ndikon kundër inflamacioneve, prandaj me vite të tëra përdoret në mjekësinë popullore. Ekstraktet e xhenxhefilit bllokojnë lirimin e substancave inflamatore në trup, e po ashtu ndikojnë edhe në parandalimin e shfaqjes së proceseve pezmatuese kronike në trup. Lajmi më i mirë është se xhenxhefili, përdorimi i tij, nuk shkakton asnjë efekt të mundshëm negativ. Po ashtu mund të përgatisni edhe çaj nga xhenxhefili.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë burim i hatashëm për aminoacidet omega 3. Janë shumë të rëndësishme për qëndrimin të fortë të sistemit imun. Po ashtu, ndihmojnë edhe në luftën kundër proceseve inflamatore. Pasi janë të pasura me aminoacide omega 3, janë shumë të rëndësishme për personat që vuajnë nga proceset kronike inflamatore, sepse prodhimet me prejardhje shtazore vetëm sa e përkeqësojnë situatën. Provoni që për çdo ditë të hani 2 lugë fara të bluara të lirit.

(Kosova Sot Online)