Po deshët të humbni në peshë, hani rregullisht këto ushqime

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 14:44
Po deshët të humbni në peshë, hani rregullisht këto ushqime

Nëse dëshironi t'i humbni kilogramët shtesë, atëherë për çdo ditë duhet të konsumoni këto ushqime që do t'ju ndihmojnë të humbni në peshë

PERIMET

Duhet të përfshihen gjithmonë në drekën tuaj. Përmes perimeve në organizëm merrni vitamina, minerale dhe fitokemikate, përbërës që në organizmin njerëzor luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme. Perimet që duhet t'i konsumoni janë brokoli, spinaqi, bizelet, misri dhe lakra jeshile.

PROTEINAT PA YNDYRË

Mishi i pulës, gjeldetit, vezët, skumbri - janë burime për proteinat pa yndyrë, që kohë më të gjatë ju mbajnë të ngopur, për dallim nga karbohidratet dhe yndyrat e ngopura.

DRITHËRAT

Bukën nuk keni pse ta shmangni, por bukën e bardhë ta zëvendësoni. Në fakt, shumë studime kanë vërtetuar se njerëzit që hanë 2-3 porcione bukë jo të bardhë në ditë, kanë rreth 2.4 për qind yndyra në trup dhe 3.6 për qind.


(Kosova Sot Online)