Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuar

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 16:07
Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuar

Victoria Beckham i kushton shumë vëmendje dietës së saj.

Por ushqimi i saj i preferuar dhe kur ha jashtë është një fetë buke me pak kripë. Dhe për shkak se ajo i kushton vëmëndje dietës së saj, buka duhet të jetë integrale, ndërsa nuk e kalon një fetë.

Duke folur me Ruth Roger në podcastin River Café’s Table 4, Victoria tregoi se buka është e pasur me karbohidrate gjë që i jep energji, ndërsa kripa ishte e preferuara e saj.

Ajo pranoi se nuk ha shumë por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që po hanë.

Siç ka deklaruar dhe më parë për Stella Magazine ajo ha pak dhe ushtrohet shumë. Ajo u shpreh se ushtrimet fizike për të janë si larja e dhëmbëve, e bën çdo ditë dhe sipas saj kjo gjë është shumë e nevojshme për trupin e saj.

Për shkak të dietës së saj të rreptë, stilistja e modës pësoi një krizë toksike vitin e kaluar nga marrja e tepërt e merkurit.

Kështu që asaj iu desh të priste tonin dhe peshkun shpatë, të cilët i konsumonte shumë shpesh.

(Kosova Sot Online)