
Lexoni edhe:
11 mënyra se si mund të kontrolloni varësinë nga ushqimi dhe të humbni peshë më shpejt
Sikurse që ekzistojnë shumë ushqime që ndikojnë të keni dhëmbë të bardhë, ekziston edhe ana e kundërt e medaljes.Nëse jeni nga ata njerëz që dhëmbët dhe shëndetin e tyre e keni fiksim, si dhe nëse dëshironi të keni buzëqeshje të bardhë, atëherë shmangni këto ushqime.
AKULLI
E dhe pse gjatë verës akulli është preferuar në pijet e ndryshme, konsumimi i tepërt i tij mundet ta shtojë ndjeshmërinë e dhëmbëve, e kjo sjell dëmtimet e tij. Në vend se ta mbani në gojë, le të tretet, e pos tij janë edhe disa ushqime të tjera që dëmtojnë dhe zverdhin dhëmbët.
11 mënyra se si mund të kontrolloni varësinë nga ushqimi dhe të humbni peshë më shpejt
Lexoni edhe:
ALKOOLI
Pijet alkoolike, pos se dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, ato po ashtu ndikojnë që dhëmbët tuaj të marrin një nuancë të verdhë. Kjo për faktin se e thajnë edhe brendësinë e gojës tuaj. Shkaktar i kësaj janë edhe shumë infeksione orale dhe sëmundje të ndryshme.
AGRUMET
Agrumet janë shumë të shëndetshme, por nëse e teproni me konsumimin e tyre, atëherë acidet e tyre ndikojnë që ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve. Nëse nuk mund ta kaloni ditën pa to, atëherë anashkalojini ose pini së paku një gotë ujë pas tyre.
PIJET ME KAFEINË
Këtu e kemi fjalën vetëm për kafenë. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e dhëmbëve, por pa dëshirën e saj lë një pigment të verdhë në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo mundet të zbutet nëse hidhni pak sheqer në të. Por, nëse hidhni shumë sheqer, keq i keni punët me buzëqeshjen.
PIJET E GAZUARA
Për shumë njerëz, pija e tyre e preferuar është "Coca-Cola", e cila është e mbushur me sheqer. Nëse e pini në sasi të madhe, në gojë do të zhvillohen disa lloje të baktereve, të cilat ushqehen me sheqer. Në gojën tuaj do të krijohet një acid që dhëmbët i bëjnë më të prirë për gjakrrjedhje.
PEMËT E THATA
Pemët e thata ndikojnë ngjashëm sikurse edhe bonbonet për dhëmbët. Marrë parasysh se ato janë të pasura me sheqer, pjesët e tjera të mbetura nuk qëndrojnë më gjatë n gojë, në krahasim me mbetjet e ushqimeve të tjera.
(Kosova Sot Online)