Nëse dëshironi ta shëroni nervin shiatik, përdorni këtë ilaç

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 09:57
Nëse dëshironi ta shëroni nervin shiatik, përdorni këtë ilaç

Një ndër dhimbjet më të shpeshta që po shfaqet, sidomos te ata njerëz që punojnë ulur nëpër zyre, është nervi shiatik. Në fakt mjekët kanë hasur në pacientë që kishin aq shumë dhimbje sa që zvarrë kanë shkuar te mjeku. Nervi shiatik është një term, i cili përdoret për përshkrimin e dhimbjes që fillon në pjesën e poshtme të shpinës dhe vazhdon nëpër kurriz, e më pas në brinjë, nën gjunjë dhe shputa.

Kjo dhimbje mund të shfaqet si pasojë e nervit të shtrënguar në pjesën e poshtme të shpinës, që ndikon me shkaktimin e dhimbjeve të forta dhe humbjen e ndjenjave te këmbët.

SI TA SHËRONI NERVIN SHIATIK?

Duhet të imtësoni fort hudhrën, më pas ta ngrohni qumështin dhe ta lini të zihet për disa minuta, le të vlojë, më pas i shtoni mjaltë. Pini rreth 2 dl të këtij ilaçi për çdo ditë.

(Kosova Sot Online)