Filli dentar dhe shpëlarësi i gojës na mbrojnë nga Covid-i i rëndë, tregon një studim i fundit

  • G.G /
  • 09 tetor 2021 - 10:56
Filli dentar dhe shpëlarësi i gojës na mbrojnë nga Covid-i i rëndë, tregon një studim i fundit

Një studim i fundit ka treguar diçka mjaft interesante sa i takon sëmundjes së Covid dhe mënyrës se si disa zakone të thjeshta ditore munden të na shpëtojnë nga format e rënda të tij.

Një studim i kryer në Kaliforni zbuloi se ekziston një lidhje mes shëndetit oral dhe rrezikut për t’u sëmurur rëndë nëse prekemi nga koronavirusi.

Mishrat jo të shëndetshëm të dhëmbëve mund të rritin rrezikun nga Covid-i, ndaj edhe njerëzit duhet të përmirësojnë higjienën e tyre orale.

Të gjithë pacientët që u bënë pjesë e studimit dhe që kishin dhëmbë dhe mishra të prishur, u prekën nga forma më të rënda të virusit, sepse goja e tyre shërbente si një rezervuar për virusin.

Dr. Ahmed Mustafa Basuoni, nga Universiteti i Kajros në Egjipt, tha se indet gojore mund të veprojnë si një rezervuar për koronavirusin, duke zhvilluar një ngarkesë të lartë virale në gojë.

“Ne rekomandojmë përmirësimin e masave të higjienës orale, veçanërisht gjatë infektimit me Covid-19.Masat e thjeshta si vizitat e rregullta dentare dhe përdorimi i shpëlarësve të gojës mund të ndihmojnë në parandalimin ose zvogëlimin e ashpërsisë së Covid-19.“, tha ai.

Sipas autorëve të studimit, virusi mund të zhvillohet në mishrat e acaruar të dhëmbëve dhe një gojë jo e shëndetshme është shenjë paralajmëruese se zemra dhe sistemi imunitar janë gjithashtu në rrezik

Për të minimalizuar risqet, gjithçka që duhet të bëjmë veç vizitave tek dentisti është përdorimi i përditshëm i fillit dentar dhe i shpëlarësit të gojës.

(Kosova Sot Online)