Zbuloni efektin e hudhrës në lukth të thatë

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 14:53
Zbuloni efektin e hudhrës në lukth të thatë

Studimet kanë vërtetuar se hudhra posedon përbërës të fortë që e luftojnë kancerin. Ndikon kundër baktereve, infeksioneve dhe lirisht mund të krahasohet me antibiotikët më të mirë, por nëse e hani në lukth të thatë, efekti i saj shumëfishohet. Hudhra përmban rreth 400 substanca aktive, e pasur me vitamina dhe minerale, aminoacide, fibra, vitamina A, B1 ,B2, C, hekur, enzima, vaj eterik, jod, kalium, kalcium, selen, squfur dhe fosfor. Me konsumim të rregullt hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe yndyrat, si dhe sëmundjet e zemrës.

Hudhra dhe përbërësit e saj u janë nënshtruar shumë studimeve dhe është vërtetuar ndikimi i tyre në infeksionet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. 1. Nëse keni ndonjë njollë në fytyrë apo trup, vini një pjesë të hudhrës, e lini gjatë natës dhe do të largohet njolla. 2. Ju dhëmb veshi, zieni dy hudhra dhe disa pika i lëshoni në vesh. 3. Te dhimbjet reumatoide vendosni një hudhër të copëtuar në vendin ku keni dhimbje, dhimbja lehtësohet. 4. Vuani nga pagjumësia, në mbrëmje hani sallatë me hudhër. 5. Ju dhëmbin muskujt, hani hudhër, relakson muskujt. 

(Kosova Sot Online)