Ndoshta nuk e pranoni, por ja disa këshilla nëse gërhisni

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 11:27
Ndoshta nuk e pranoni, por ja disa këshilla nëse gërhisni

Gërhitja di të jetë irrituese për rrethin. Për të pasur një gjumë të rehatshëm, ju paraqesim disa këshilla.

1. Ngriheni lart kokën me ndihmën e disa jastëkëve. Kështu indi i fyti nuk do të futet në faza rrezatuese.

2. Provoni të flini në krah, sepse duke fjetur në shpinë gjuha mbyll kalimin e ajrit, që shkakton gërhitje.

3. Personat që gërhasin shkaku i hundës së bllokuar para gjumit duhet të hedhin disa pika në hundë dhe ta shpëlajnë atë, për bazë e kanë kripën e detit.

4. Nëse jeni alergjik në pluhur, dhomën tuaj detyrimisht ta mbani të pastër. Çarçafët t'i mbani të pastër dhe t'i pastroni sa më shpesh në temperatura të larta.

5. Disa orë para gjumit mos konsumoni shujta të rënda dhe pije alkooli. Ndaloni duhanin, sepse kjo shkakton mukozë përreth fytit.

(Kosova Sot Online)