Ekspertët britanikë kanë zbuluar 'Thembrën e Akilit' të kancerit

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 14:40
Ekspertët britanikë kanë zbuluar 'Thembrën e Akilit' të kancerit

Një zbulim i madh britanik pritet të dërgojë drejt një trajtimi revolucionar për pacientët me kancer të avancuar që mund të përfshihet në studime brenda dy viteve. Shkencëtarët që qëndrojnë prapa këtij zbulimi besojnë se ata kanë zbuluar "Thembrën e Akilit" në shërimin e qelizave të kancerit. Në një video që kishte të bënte me zbulimin, hulumtuesit nga instituti " Cancer Research UK" kanë përshkruar se si qelizat imune do të mund të grumbullohen për ta shfrytëzuar këtë dobësi. "Ato, qelizat e kancerit, do të mund ta formojnë një forcë kundër luftimit të kancerit me potencialin që të luftojë apo sulmojë secilën qelizë të kancerit në trup", thuhet në video.

Zbulimi do të mund të rezultojë në "rrugë revolucionare për të trajtuar, apo madje edhe për ta shëruar kancerin", thuhet në video. Ekspertët kanë gjetur një proteinë të rrallë që vepron si objektiv i sistemit imun dhe ekspozohen në sipërfaqen e qelizave të tumorit te pacienti. Normalisht ato janë të mbuluara apo të mbrojtura nga sistemi imun, apo mund të huqin, pasi që kanceri i pranishëm me shpejtësi evoluojë në mënyrë konstante duke ndryshuar objektivët. Njëherë kur proteinat e gjithëpranishme, ose "antigjenët", janë izoluar, derisa qelizat potente të sistemit imun të quajtura "qelizat T", mund të zhvendosen si raketa, në mënyrë që më pas ta shkatërrojnë kancerin.


(Kosova Sot Online)