Ushqimet që zgjasin jetën

  • E.K /
  • 13 tetor 2021 - 12:48
Ushqimet që zgjasin jetën

Kur flasim për kujdesin ndaj trupit, mund të filloni me një rrugë të shkurtër dhe ta shpërbleni nga brenda. Mjeku Michael Grieger, në librin e tij "How Not to Die", në mënyrë të detajuar, shpjegon se cilat janë ato ushqime që duhet t'i konsumoni, të cilat e zgjasin jetën.

FASULJA

Fasulja më së shumti ndërlidhet me jetëgjatësinë. Instituti amerikan për studimin e kancerit sugjeron se në secilën shujtë të përdorim bishtajore. Mos harroni fasulen e zezë, që mund ta konsumoni me secilën shujtë.

FRUTAT E MALIT

Janë shumë të shëndetshme dhe mund ta parandalojnë zhvillimin e kancerit, ua mbrojnë mëlçinë dhe trurin, si dhe e forcojnë imunitetin, thotë Grieger. Frutat e malit janë të pasura me antioksidues, sidomos mjedrat, që në një gotë përmbajnë 650 njësi.

LAKRA E KUQE

Përmban substanca universale, e para së gjithash e lufton kancerin. Megjithëse janë në të njëjtën kategori edhe brokoli dhe lakra jeshile, më e shëndetshme është lakra e kuqe, thekson Grieger, sepse përmban shumë antioksidues.

PERIMET E GJELBRA

Perimet e gjelbra janë ekuilibri më i mirë midis substancave shëruese dhe kalorive. Nëse në ditë konsumoni 2.000 kalori, si do t'i shpenzoni ato? Hani një porcion të freskët me perime të gjelbra, çdo ditë, dhe për 20 për qind zvogëlojeni rrezikun për sulm në zemër..

KËRPUDHAT

Posedojnë një vlerë unike ushqyese (përfshirë aminoacidet që mund të ngadalësojnë vdekjen e qelizave) që nuk mund të gjeni askund tjetër në botë, pos në kërpudha - thekson Grieger. LIRI Liri përmban shumë substanca që parandalojnë zhvillimin e kancerit, më shumë se gjithçka tjetër në botë. Me rëndësi është që farat e lirit të jenë mirë të bluara para se t'i konsumoni, thekson Grieger.

KURKUMA

Sikur kurkuma të ishte drogë, do të fitonim miliona euro - konsideron Grieger, sepse kjo erzë përmban pigmentin e quajtur kurkuminë, e cila luan rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, si dhe të sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

ÇAJI

Provoni të pini çaj të gjelbër ose të bardhë, për t'u mbrojtur prej disa sëmundjeve, përfshirë këtu edhe kancerin. Me ndihmën e çajit mund ta ulni shtypjen e gjakut, kolesterolin, por edhe dhjamin dhe yndyrat trupore.

(Kosova Sot Online)