E keni ditur gabim kuptimin e datës së skadencës!

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 19:02
E keni ditur gabim kuptimin e datës së skadencës!

Data e skadencës në të vërtetë nuk tregon kohën kur ushqimi skadon është një pikë orientimi për shpërndarësit e produkteve. Për shkak se dërgesat e furnizimeve mund të vonojnë, data e skadencës vendoset në formën e një afati për të mos lejuar mbajtjen e ushqimeve për një kohë tepër të gjatë nëpër magazina.

Kjo do të thotë se edhe pas datës së shkruar në paketim, ushqimi mund të konsumohet edhe për njëfarë kohe.

Ka edhe ndryshime mes datave të skadencës; disa prej tyre shkruajnë 'Best Before 00/00/00' (Më mirë të konsumohet përpara kësaj date) çka në të vërtetë nuk jep një datë skadence por kohën kur ushqimi është më i freskët. Kjo datë është gjithmonë më e shpejtë se data e skadencës.

(Kosova Sot Online)