Xhenxhefili dhe limoni kundër migrenës

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 14:50
Xhenxhefili dhe limoni kundër migrenës

Për të gjithë ata që vuajnë nga migrena, ua sjellim një recetë për përgatitjen e çajit nga xhenxhefili dhe limoni, i cili çaj i zbutë dhembjet dhe, në të njëjtën kohë, rrallon sulmet e ardhshme të migrenës. Përpos që mund të zbutë kokëdhembjen pulsative, xhenxhefili është efikas edhe për largimin e mundimit (ndjenjës për të vjellë), i cili zakonisht paraqitet krahas migrenës.

Përgatitja: Një lugë të vogël të xhenxhefilit të thatë pluhur të përvëlohet me 2,5 dl ujë të valë. Të lihet që të ftohet pak, të shtohet lëngu i gjysmës së limonit dhe të pihet derisa është ende i vakët. Çajin nga xhenxhefili dhe limoni duhet pirë disa ditë (3-4 filxhanë në ditë), e është mirë që ai të pihet edhe kur simptomat e migrenës nuk janë të theksuara, në mënyrë që sulmi i ardhshëm i migrenës, të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)