Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ndalojnë kollën

  • E.K /
  • 17 tetor 2021 - 09:10
Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ndalojnë kollën

Nëse keni sulme të kollës irrituese, sidomos gjatë natës, ndoshta në dhomë nuk keni sasi të mjaftueshme të lagështisë në ajër. Merrni një enë, e cila gjatë gjithë ditës do të sigurojë lagështi në të gjitha hapësirat ku jetoni. Këto enë kërkojnë higjienë të posaçme, në mënyrë të brendshme për t'i shkatërruar bakteret, që mund të bëjnë shumë dëme. Për të parandaluar kollën, mund të provoni edhe disa porosi dhe këshilla të ekspertëve.

QUMËSHTI

Personave, të cilëve qumështi ua shton krijimin e gëlbazit, do të duhej ta kufizojnë përdorimin e këtij prodhimi. Nga ana tjetër, qumështi i ngrohtë me mjaltë ju ndihmon që gjatë kollës ta kenë më të lehtë kollitjen dhe ata nuk kanë pse ta përjashtojnë këtë prodhim nga ushqimi.

LËNGJET

Pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve, sepse ndihmojnë që ilaçet për kollë të veprojnë më mirë, por edhe te ilaçet që merren kundër temperaturës.

ILAÇET

Nëse merrni preparate për kollitje, dozën e fundit ta merrni më së voni dy orë para gjumit. Në të kundërtën, sulmet e kollës gjatë natës do ta çrregullojnë gjumin.

(Kosova Sot Online)