Këto janë benefitet që sjellë qumështi i kokosit

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 11:06
Këto janë benefitet që sjellë qumështi i kokosit

Qumështi i kokosit është si një krem natyral për flokët. Miksoni në mënyrë të barabartë me qumësht dhe shampo, dhe mbajeni për 15 minuta në flokë, pastaj lani kokën. Bëjeni këtë proces 3-4 herë në javë dhe rezultati do të jetë fantastik.

1. Parandalon rrudhat

Qumështi i kokosit ndihmon në parandalimin e rrudhave. Përmbajtja e vitaminës C ndihmon në mbajtjen e freskisë të lëkurës. Vendosni qumësht në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Pastaj lajeni me ujë të ftohtë. Lëkura juaj do të bëhet më e butë.

2.Largon skuqjen nga dielli

Qumështi i kokosit përmban veti antiseptike që ndihmon në heqjen e nxirjes së marrë nga rrezet e diellit. Aplikoni qumështin e kokosit në zonën e prekur nga dielli dhe mbajeni gjatë natës. Në mëngjes lani fytyrën dhe rezultati do të jetë i dukshëm.

3. Hidraton lëkurën

Qumështi i kokosit hidraton lëkurën e thatë. Vitamina C që përmban, ndihmon në freskimin e lëkurës. Përdorni vazhdimisht duke lyer duart.

5. Ndalon rënin e flokëve

Problemi më i madh që kanë vajzat sot, është rënia e flokëve. Por mos u shqetësoni më, sepse duke përdorur qumësht kokosi, ju jo vetëm do parandaloni rënien e flokëve, por flokët tuaj do të trashen. Aplikojeni në flokë dhe lëreni disa orë. Pasi të lani flokët, lërini të thahen në mënyrë natyrale.

(Kosova Sot Online)