Ilaçi natyral -rrënja e jamballit

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 09:42
Ilaçi natyral -rrënja e jamballit

Nëse nuk e keni ditur, rrënja e jamballit është bimë që prodhohen shumica e bonboneve në formë të gomës, e pos shijes së këndshme përmban edhe shumë efekte shëruese. Rrënja e jamballit në mjekësi përdoret për shërimin e tretjes jo të mirë, hepatitit C, humbjes së kujtesës, kancerit dhe infeksioneve të lëkurës. Në mënyrë tradicionale është përdorur për të thatit, pankreas, tretje jo të mirë, temperaturë të lartë, astmë dhe kollë. Jamballi konsiderohet si një ilaç i dobishëm dhe shumë efikas te të thatit dhe dhimbjet në lukth, e kjo është vërtetuar edhe gjatë viteve të pesëdhjeta, kur mjeku holandez kishte publikuar shërimin e pacientëve të tij me këtë bimë.

Atëherë ishte vërtetuar se komponentët në këtë bimë ndihmojnë në largimin e lëngjeve që e dëmtojnë lukthin. Hulumtimet po ashtu kanë vërtetuar se komponentët në rrënjën e jamballit ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve të shumta. Po ashtu është vërtetuar se rrënja e jamballit përmban komponentë, që neutralizojnë dy lloje të baktereve, që shkaktojnë aries dhe lloje që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)