Ju dhëmbin nyjat: Përgatiteni vetë ilaçin tradicional

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 14:53
Ju dhëmbin nyjat: Përgatiteni vetë ilaçin tradicional

Dhimbja në nyja për shumicën e njerëzve është shumë e njohur, madje një përvojë e hidhur. Me siguri se këtë dhimbje pas ditës me punë dhe lodhjes e ndjeni në shpinë, bërryla dhe gjunjë. Në vijim ju sjellim recetën që është efikase dhe e saktë. Përbërësit me siguri se i keni në kuzhinë. Përgatitet thjesht dhe që pas vënies së parë do ta ndjeni lehtësimin

PËRBËRËSIT PËR KREMIN KUNDËR DHIMBJEVE NË NYJA:

-1 lugë mjaltë -1 lugë mustardë pikante -1 lugë kripë të imët -1 lugë ujë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni derisa ta fitoni një masë homogjene. Masën e fituar e vendosni në një kavanoz të pastër dhe është e gatshme për përdorim.

Përdorimi: Lyeni vendet ku ndjeni dhimbje dhe nga sipër vendosni një qese plastike. Kompresën në vendin me dhimbje ta mbani për dy orë, më pas e shpëlani. Trajtimin përsëriteni pesë herë.

(Kosova Sot Online)