Arra me mjaltë ndihmon në pastrimin e gjakut

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 10:11
Arra me mjaltë ndihmon në pastrimin e gjakut

Arra është një pemë e gjatë, që arrin lartësinë deri në 25 metra. Gjethet e saj janë të ndara në gjini, atë mashkullore dhe ato femërore. Arra vjen nga Lindja e Largët dhe nga Azia e Vogël. Nëpër male shfaqet vetvetiu, por kultivohet edhe si bimë kulturore. Nuk i duron temperaturat e ftohta. Në pranverë dalin gjethet, frutat jo të pjekur në qershor, ndërsa që piqen në vjeshtë. Çaji nga gjethet e reja me një shtesë mjaltë përdoret për forcimin, përmirësimin dhe pastrimin e gjakut, për forcimin e lukthit, për tretje më të mirë, pastaj kundër llojeve të ndryshme të të thatit, dhimbjeve të eshtrave, si dhe për shpëlarjen dhe formimin kompresave për sytë e infektuar.

Është mjaft i përdorshëm kundër sëmundjeve të ndryshme të eshtrave, plogështisë së përgjithshme të organizmit, gjakrrjedhjes së dhëmbëve, ënjtjeve të eshtrave. Rezultate të mira arrihen edhe te njollat, të djegurave në kokë, likeneve në mjekër, djersitjeve të tepërta në këmbë. Prej frutave të reja, të papjekura, apo vetëm nga gëzhoja e gjelbër, duke shtuar pak mjaltë, mund të përgatitet një shurup, të cilin mund ta përdorni kundër të gjitha sëmundjeve.

(Kosova Sot Online)