Ja si ju zbukuron jogurti, nga koka e deri te thembrat

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 10:05
Ja si ju zbukuron jogurti, nga koka e deri te thembrat

Të gjithë ne e dimë se jogurti ndihmon te djegiet, por mund të ndihmojë edhe në shkëlqimin e flokëve, lëkurës, e madje edhe të dhëmbëve.

PËR FLOKË TË BUKUR DHE TË TRASHË

Studimet kanë treguar se si jogurti ndihmon në qetësimin e rrënjës së thatë të flokut dhe nxit rritjen e flokëve. Pas shpëlarjes nga shamponi, vendosni jogurt të zakonshëm në flokë, e lini 5 minuta dhe e shpëlani.

ZBARDHJA E DHËMBËVE

Adhuruesit e jogurtit do t'i gëzojë fakti se jogurti në mënyrë natyrale mund t'i zbardh dhëmbët. Për çdo ditë vendosni pak jogurt në dhëmbë, prisni disa minuta, e më pas i shpëlani me ujë. Rezultatet e para do t'i vëreni pas disa javësh.

PILING PËR LËKURË

MË TË BUKUR Përzieni 4 lugë të mëdha me një lugë sheqer dhe me këtë masë e lyeni trupin dhe e lini të thahet. Pilingu do të largojë qelizat e vdekura, por edhe do ta hidratojë dhe do të zbutë lëkurën.

MASKË KUNDËR PLAKJES

Përziej një lugë jogurt me një lugë mjaltë, me një lugë lëng limoni dhe e vendosni në fytyrë. Prisni 10 minuta dhe më pas e shpëlani. Përsëriteni një herë në javë.

KREM PËR DUAR TË BUTA

Përzieni 2 lugë jogurt me 1 lugë mjaltë dhe atë maskë e aplikoni në duar dhe thonj. Nëse keni doreza plastike, vendosini sipër, sepse ka efekt më të fortë. Pas 15 minutash shpëlani duart dhe vendosni krem të thjeshtë hidratimi.

(Kosova Sot Online)