Ja pse të fjeturit në dhomë të ftohtë ndikon në peshë

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 10:40
Ja pse të fjeturit në dhomë të ftohtë ndikon në peshë

Dhoma e gjumit me temperaturë të ftohtë në mënyrë subtile do të mund të transformojnë indin tuaj yndyror në shpenzim më të madh të energjisë, madje edhe gjatë ditës. Po, dikur shkencëtarët kanë konsideruar se të rriturit nuk kanë dhjam ngjyrë kafeje, por së fundmi është gjetur një sasi shumë e vogël, në qafë dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Shkencëtarët e kanë bërë eksperimentin, pesë meshkuj të rinj ditë me radhë kanë bërë gjumin në dhomë të ftohta në një institut.

Gjatë muajit të parë, hulumtuesit kishin vënë temperaturën në 24 gradë celsius, e muajin tjetër atë e kishin ulur në vetëm 19 gradë celsius. Muajin e tretë temperatura ishte kthyer në 27 gradë. Gjatë këtij eksperimenti ishte përcjellë niveli i sheqerit në gjak, konsumimi i kalorive ditore, e po ashtu ishte matur edhe dhjami me ngjyrë kafeje.

Temperatura e ftohtë, ashtu siç ka zbuluar studimi, kishte ndryshuar trupat e pjesëmarrësve në studim. Ajo që më së shumti kishte befasuar gjatë studimit, pas disa javësh në gjumin në 19 gradë, meshkujt pothuajse dyfish kishin shtuar volumin e dhjamit ngjyrë kafeje. Ndjeshmëria e tyre në insulinë, që është nën ndikimin e ndryshimit të sheqerit në gjak, ishte përmirësuar. Në mënyrë që edhe ju ta përmirësoni metabolizmin tuaj, ulni temperaturat në dhomat ku flini.

(Kosova Sot Online)