Ushqimet dhe erëzat që eliminojnë dhimbjet

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 12:31
Ushqimet dhe erëzat që eliminojnë dhimbjet

Dhimbja është pjesë përbërëse e jetës dhe nuk ekziston dikush që nuk e ka përjetuar ndonjëherë. Disa nga dhimbjet e përditshme janë dhimbet e kokës, dhimbjet në shpinë dhe në nyja. Ne ju përcjellim disa nga ilaçet më të forta natyrale kundër dhimbjeve.

SPECAT E KUQ DJEGËS

Kjo erzë shumë popullore është vërtetuar se e përmirëson qarkullimin e gjakut që ndihmon në shërimin e shpejtë të lëndimeve fizike dhe pakëson dhimbjet. Komponenti kryesor që gjendet në të është vërtetuar se zbut dhimbjet, derisa kapsaicina, e cila i jep shijen pikante, njihet si analgjetik natyral. Megjithëse kapsaicina mund të ndikojë keq te njerëzit që kanë stomak të ndjeshëm, përsëri është më i sigurt se sa ilaçet standarde.

BROMELAINA

Kjo enzimë në rastet më të shpeshta ndërlidhet me ananasin e freskët, i cili e posedon në sasi të madhe dhe me të vërtetë tash e disa vjet përdoret kundër dhimbjeve. Studimet kanë treguar se bromelaina pakëson sasinë e enzimave që prodhojnë dhe shkaktojnë inflamacione dhe ndikojnë në progres të shpejtë të sëmundjeve infektuese në zorrë të trashë.

QERSHITË

Ndoshta konsumimi i kësaj peme si zëvendësim për ilaçet ju duket i pakuptimtë, por duhet ta dini se ka efekt. Kjo pemë përmban komponentin që quhet antocianinë, e cila është antioksidues, i gjetur te shumica e ushqimeve me ngjyrë të fortë, sidomos te frutat e malit. Përbërësit e antioksiduesve ndërlidhen me shumë dobi për shëndetin, e studimet kanë treguar se antocianina nga qershitë ndikon te dhimbjet e shkaktuara si pasojë e inflamacioneve.

XHENXHEFILI

Kjo rrënjë e shijshme, që shumë mirë përshtatet në gjellët e njelmëta dhe të ëmbla, kemi përmendur disa herë se përmban veti të shumta shëruese. Xhenxhefili, në mjekësinë tradicionale indiane, përdoret si preparat kryesor kundër dhimbjeve. Tash e disa kohë është i pranishëm edhe përmes suplementeve, por ju sugjerojmë ta merrni në formë të freskët. Shtojeni në gjellë, çaj dhe zbut problemet me tretjen.

KURKUMA

Është edhe një ushqim tjetër që disa herë është përmendur në kontekstit e shëndetit nga natyra. Është e pranishme në formë të suplementeve dhe ekstrakteve. Kur janë në pyetje dhimbjet akute, mjafton të përzieni katër lugë kurkumë të bluar me një gotë ujë dhe një lugë mjaltë dhe e konsumoni për çdo ditë. Kurkuma vetvetiu është me shije të hidhur, kështu që mjalti e bën më lehtë të tretshme.

(Kosova Sot Online)