Përgatitni "bonbonet" shëruese për fyt

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 11:33
Përgatitni

Sezoni i gripit sipas mjekëve do të zgjatë edhe në muajin mars, madje duke arritur maksimumin. Nëse ndjeni simptomat e para, qoftë fjala për gërhitje në fyt, kollë apo temperaturë të lartë, nuk keni pse përnjëherë të vraponi në barnatore, por në shtëpi të përgatitni ilaçet në formë të bonboneve për fyt. Bazën e tyre e përbën limoni, mjalti dhe xhenxhefili, e kjo treshe në mënyrë natyrale lufton ftohjet. Limoni është aleati i duhur në luftën kundër viruseve, i pasur me vitaminë C, që na mbron nga sëmundjet e ndryshme.

PËRBËRËSIT

1 gotë sheqer (200 ml); 1/2 e gotës ujë; 1 lugë lëng limoni; 1 lugë mjaltë; 1 lugë xhenxhefil të gërryer; 1/2 e lugës karafil të bluar.

PËRGATITJA

Në një enë hidhni gotën me sheqer dhe gjysmë gotë ujë, lugën me lëng të freskët të limonit të shtrydhur dhe një lugë mjaltë. Më pas shtoni gjysmë luge xhenxhefil të gërryer dhe karafilin e bluar. Shtoni zjarrin derisa të vlojë përzierja, e më pas përzieni mirë. E hiqni nga pllaka dhe e lini të ftohet për 15-20 minuta. Në tepsi vendosni letrën për pjekje, dhe me lugë formoni formën e bonboneve. Kur të jenë ftohur, i hidhni sheqer pluhur dhe i ruani në kavanoz. Brenda ditës i konsumoni sipas nevojës.

(Kosova Sot Online)