Për të gjithë ata me shtypje të lartë të gjakut, ja shpëtim

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 14:44
Për të gjithë ata me shtypje të lartë të gjakut, ja shpëtim

Nitratet, përbërësi kyç i panxharit, i cili gjendet edhe në perimet me gjethe të gjelbër, është përgjegjës për rregullimin e shtypjes së gjakut, ka treguar studimi më i fundit. Përdorimi i përditshëm prej gjysmë decilitri lëng nga karota, në masë të madhe e ul shtypjen e gjakut, theksojnë ekspertët britanik nga instituti për hipertension, në krye me dr. Graham Mckgregor. Deri te një përfundim i tillë, ekspertët kanë ardhur duke udhëzuar një grup të personave të shëndetshëm, që të pinë gjysmë decilitri lëng nga karota. Pas vetëm gjysmë ore shtypja e gjakut u ishte ulur.

Efekti më i madh pozitiv ishte pas tri orëve, e ishte vërejtur edhe pas 24 orëve. Marrë parasysh faktin se sot rreth 25 për qind e popullatës nëpër botë vuajnë nga hipertensioni, ky zbulim do të mund të linte gjurmë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Ekspertët britanikë po ashtu theksojnë se lëngu nga panxhari dhe perimet me gjethe të gjelbër të përfshihen rregullisht në ushqim, sepse ndikojnë pozitivisht në mbarë sistemin kardiovaskular

(Kosova Sot Online)