Këshilla për detoksim të përditshëm

  • E.K /
  • 25 October 2021 - 11:04
Këshilla për detoksim të përditshëm

Koncepti i detoksimit nuk duhet të tingëllojë aq tmerrues. Me aplikimin e disa shprehive të thjeshta në përditshmëri mund ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm të organizmit dhe do të ndiheni sa më mirë .

Pini ujë të ngrohtë me limon

Në mëngjes, në lukth të zbrazët pini një gotë ujë të ngrohtë me lëng të shtrydhur të limonit. Limoni rregullon vlerën pH dhe përmirëson punën e sistemit tretës.

Ushtrimet

Ushtrimet e shpejta kardiovaskulare ju ndihmojnë ta lironi trupin prej helmeve. Hani sa më shumë ushqime të freskëta Ushqimi i freskët është mënyra më e mirë ta bëni detoksimin në bazë të përditshme. Shtoni konsumimin e ushqimeve si lakra, panxhari dhe perimet me gjethe të gjelbër, që përmirësojnë punën e mëlçisë.

Pini çaj të gjelbër

Kafeja është e shëndetshme, por nëse e teproni mundet të shkaktojë ankthet. Ekspertët sugjerojnë që së paku një kafe ta zëvendësoni me çaj të gjelbër. Edhe ky përmban kafeinë, por edhe katehina mirëson dhe shpejton punën e mëlçisë dhe nxit detoksimitn.

(Kosova Sot Online)