Forcojeni sistemin imun përmes kësaj recete!

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 14:46
Forcojeni sistemin imun përmes kësaj recete!

Stresi, ndryshimet e motit, mënyra jo e rregullt e jetës ndikon në rënien e sistemit imun, e kjo shkakton edhe sëmundjet e ndryshme. Për t'i parandaluar sëmundjet e tilla, me rëndësi është ta ngrejë dhe ta forcojmë sistemin imun, atë mbrojtës. Ndoshta ju duket e komplikuar, por në fakt është shumë e thjeshtë.

PËRBËRËSIT:

- 500 gramë mjaltë; - 100 gramë rrënjë të freskët të rrepkës; - 20 gramë trumzë të bluar.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Gërryeni rrepkën dhe e përzieni me mjaltë dhe i shtoni trumzë. Përzierjen e fituar ta merrni për njëzet ditë rresht, në mëngjes dhe në mbrëmje. Të rriturit le të marrin nga një lugë të madhe, ndërsa fëmijët nga një lugë të vogël. 

(Kosova Sot Online)