Pse ushqimet e paziera nuk janë të shëndetshme!

  • E.K /
  • 27 tetor 2021 - 11:04
Pse ushqimet e paziera nuk janë të shëndetshme!

Të gjithëve na është thënë se konsumimi i perimeve të paziera është më i shëndetshëm, pasi që perimet e paziera përmbajnë më shumë vlera ushqyese në krahasim me ato perime që i ekspozohen zierjes. Përderisa kjo mund të jetë e vërtetë për disa prodhime, jo për të gjitha vlen ky rregull. Domatet, spinaqi, karotat, shpargujt dhe kërpudhat janë pesë perime, të cilat është më mirë t'i konsumoni të ziera. Mel Wakeman, ekspert dhe nutricist, thotë: 'Ngrohja liron disa minerale për absorbim dhe shpesh mund të rrisë përmbajtjen me fitokemikate që kanë shumë dobi për shëndetin tonë'.

Sipas tij, ngrohja apo zierja e domateve shton nivelin e likopenit në frutë, që është vërtetuar se zvogëlon rrezikun nga kanceri në prostatë. Spinaqi është i pasur me minerale, si hekur dhe kalcium, e nëse e zieni dallimi është më i madh, më i shëndetshëm. Karotat janë të pasura me karotenoide që ju dhuron ngjyrën. Nëse i zieni vetëm sa shtoni përmbajtjen e tij e që si antioksidues ofron shumë dobi për shëndetin.

(Kosova Sot Online)