Lexoni edhe:
Kurkuma zbut dhimbjet në muskuj
Një gotë lëng portokalli i jep sistemit tuaj imunitar vitaminën C që i nevojitet në ditë, por a është kaq i mirë për ju? Edhe po, edhe jo.
E gjitha varet nga lloji dhe sasia që pini, sipas nutricionistëve. Lëngu i pastër i portokallit pa sheqerna ose hollim të shtuar është shpesh zgjedhja më e shëndetshme (edhe pse mund të jetë më e shtrenjtë). Ai ofron një sërë vitaminash dhe mineralesh. Lëngu 100% portokalli ka vitaminë C, kalium, folate etj.
Kurkuma zbut dhimbjet në muskujLexoni edhe:
Por edhe lëngu i portokallit 100% përmban sasi të larta sheqeri; dhe konsumi i rregullt i lëngut të portokallit është lidhur me shtimin në peshë dhe një rrezik në rritje për diabetin e tipit 2.
Përafërsisht, një gotë e madhe me lëng portokalli me tul, ndër të tjera, ka 22 gram sheqer, 26 gram karbohidrate, 110 kalori dhe 1.99 gram proteina.
Përfitimet e lëngut të portokallit
Lëngu i portokallit, kur konsumohet në sasitë e duhura mund të kontribuojë në një shëndet të mirë, por nuk mund të themi se është një produkt kryesor shëndetësor. Ka disa përfitime si fakti që është burim i madh i vitaminës C, mund të ndihmojë në luftimin e gurëve në veshka dhe për disa, është thjesht një pije e freskët dhe e shijshme.
Thënë këto, lëngu i portokallit nuk ju bën asnjë të keqe, por nëse e teproni, duhet të bëni kujdes për kaloritë dhe sheqerin që ju jep!
(Kosova Sot Online)